Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën rreth orës 20:00, janë njoftuar se nё rrugën “Mbretëresha Teutё ” nё Pejё ka ndodhur njё rrahje mes disa personave.
Policia ka njoftuar se për këtë rast janë arrestuar dy persona tё dyshuar për veprën penale "vrasje në tentativë" dhe pas intervistimit, me urdhёr tё prokurorit ata janë ndaluar pёr 48 orё.
“Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty ka kuptuar se si pasojё e rrahjes katёr (4) persona kanё pёsuar lëndime trupore. Gjatё rrahjes ёshtё pёrdorur edhe njё mjet i mpreht thikё, i cili ёshtё sekuestruar nga Policia”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Tё lënduarit thuhet se janё dёrguar pёr tretman mjekësor nё spitalin rajonal nё Pejё, ndёrsa njёri nga ta pёr shkak tё natyrёs sё lëndimeve ёshtё dёrguar nё Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.