Kronikë

Theret një person në Prizren

Therje Thike

Foto - Ilustrim: KOHA

Një person është therur në Prizren të premten. 

Ai është dërguar në QKUK, e i dyshuari është arrestuar. 

Rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes të dy personave. 

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.