Kronikë

Theret një person në Prishtinë

Në lagjen Ulpiana në Prishtinë një burrë është therur me thikë nga të dyshuar të panjohur, transmeton Koha.net.

Përmes një komunikate për media Policia e Kosovës bën të ditur se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 19:15.

“Viktima, burrë shqiptar, ka raportuar se është sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë, thikë, nga të dyshuar të panjohur. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thotë pk.