Kronikë

Theret një person në Gjilan, dërgohet në QKUK

Policia e Kosovës

Foto ilustrim

Një person është therur me thikë mbrëmjen e së mërkurën në Gjilan, ka njoftuar Policia.

Dorasi i dyshuar ende nuk është arrestuar.

Viktima fillimisht u dërgua në Emergjencën e Gjilanit, por për shkak të lëndimeve të rënda u transferuar në QKUK në Prishtinë.

Therja dyshohet se ka ndodhur pas një mosmarrëveshje.