Kronikë

Theret një person në Ferizaj, raportohet se i dyshuari është me të meta mendore

Ilustrim

Një person e ka therur një grua në Ferizaj pasditen e së premtes.

Policia ka thënë se i dyshuari është me të meta mendore dhe është dërguar për trajtim në emergjencën e qytetit.

Viktima ndërkohë është dërguar në QKUK për trajtim.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari që është me të meta mendore ka sulmuar me thikë viktimën femër kosovare duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, po ashtu edhe i dyshuari është dërguar për trajtim/qetësim në emergjencën e Ferizajt dhe më pastaj me rekomandim të zyrtares për punë sociale është dërguar në banesën e nënës së tij e cila e ka nën përkujdesje”, ka njoftuar Policia përmes raportit 24-orësh.

Rasti mbetet në procedurë hetimore.