Kronikë

Theret me thikë një person në Prishtinë

Therje me thikë

Foto: KOHA

Një person është therur me mjet të mprehtë të enjten në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë.

Policia e Kosovës i ka thënë KOHËS se ai është dërguar për trajtim mjekësor, derisa në stacionin policor po intervistohen dy persona.

“Sot rreth orës  18 :50, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në rrugën "Xhorxh Bush" në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Aktualisht në stacion policor po intervistohen dy persona, një dëshmitar dhe një person që dyshohet se është përfshirë në rastin në fjalë”, thuhet në njoftimin e zëdhënësit të Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

KOHA ka siguruar pamje të incidentit.

Foto: KOHA