Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy të dyshuar për therje me thikë në Podujevë.
Rasti është cilësuar si lëndim i rëndë trupor dhe ka ndodhur të hënën rreth orës 22:00 në parkun “Manchester”.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak të dyshimit se pas një mosmarrëveshje i kanë sulmuar me thikë dy viktimat meshkuj kosovarë të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit thuhet se janë dërguar në mbajtje.