Kronikë

Teqja e Madhe e Gjakovës reagon pas vjedhjes së një shume të konsiderueshme të parave

Teqja e Madhe e Gjakovës ka dalë me një reagim pas vjedhjes së parave të Teqesë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë vjedhur para të konsiderueshme nga një klerim fetar. Rasti është raportuar në mëngjesin e të hënës.

Teqja e Madhe ka thënë se paratë ishin pjesë e kursimeve disavjeçare dhe kishin qëllim investimin në rindërtimin e objektit të Teqes së Madhe në Marash-Hisar të Prizrenit.

“Teqja e Madhe e Gjakovës përcjellë indinjatën e thellë për aktin vandal e makabër të grabitjes në Teqe. Shuma e parave dhe gjërave tjera me vlerë, e grabitur në Teqe, ka qenë pjesë e kursimeve disavjeçare të Shehut të Teqesë së Madhe, familjes Shehu dhe besimtarëve, me qëllim të investimit në rindërtimin përfundimtar të objektit të Teqesë së Madhe në Marash-Hisar të Prizrenit. Shpresojmë që shumë shpejt organet e rendit dhe drejtësisë ta kryejnë punën e vetë dhe ta zbardhin në plotni këtë rast”, thuhet në reagim.