Kronikë

Tentimvrasja në Pejë, i dyshuari në arrati

tentimvrasje

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari për rastin e tentimvrasjes në Pejë, të martën, është në arrati.

Në raportin 24-orësh të Policisë, bëhet e ditur se pas rastit viktima ka folur në Polici. Sipas raportit, ai ka treguar se ka ikur nga vendi i ngjarjes, pasi i dyshuari ka shtënë me armë.

“VRASJE NË TENTATIVË. Rr. Vëllezërit Gërvalla, Pejë  22.04.2025 – 12:18. Viktima mashkull kosovar, ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshje ka shtënë me armë zjarri prapa tij, pastaj viktima nga paniku është larguar nga vendi i ngjarjes. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.