Një person ka pësuar lëndime pasi disa të tjerë kanë shtënë me armë drejt tij në fshatin Strellc i Epërm i Deçanit.
Viktima është dërguar në Spitalin e Pejës, e për të dyshuarit nuk dihet nëse janë identifikuar ende.
“Raportohet se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të automjetit në të cilën gjendej viktima mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 15 gëzhoja të kalibrit 7.62 mm. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e PK-së.