Një tentim vrasje ka ndodhur në Gjilan të premten, 20 dhjetor.
Policia ka thënë se ai është sulmuar me një shkop druri nga disa persona.
Një armë është sekuestruar nga vendi i ngjarjes.
Viktima është dërguar në QKUK për trajtim.
“Është raportuar se është sulmuar fizikisht nga disa persona të dyshuar viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë me gjashtë fishekë e cila nuk është përdorur, si dhe një shkop i drurit i thyer me të cilën dyshohet se është goditur viktima. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në emergjencë Gjilan dhe më pas është dërguar në QKUK Prishtinë. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e PK-së.