Një person i mitur është arrestuar të enjten në Malishevë, nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka thënë për KOHËN se rastin ka ndodhur rreth orës 14:00 në rrugën “Ibrahim Mazreku”.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar një të dyshuar, mashkull i moshës së mitur. Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar”, ka thënë ai.
Rasti është duke u hetuar.