Kronikë

Të shtëna me armë në Ulpianë të Re, arrestohen katër persona

arrestohen

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në lagjen Ulpiana e Re në Prishtinë ka arrestuar katër të dyshuar për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm. 

Ata dyshohet se kanë shtënë me armë më 31 dhjetor pak para mesnatës. 

“Pas raportimit për disa të shtënave ma armë zjarri, janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit të tyre dhe një shtëpie janë gjetur dhe sekuestruar tri armë zjarri, 12 kutie të zbrazura të fishekëve, 98 copë fishekë dhe disa gëzhoja”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.  

Të dyshuat thuhet se janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë liruar ndërsa dy të tjerët janë dërguar në mbajtje.