Kronikë

Aksident në Ulpianë, taksi përplas shtyllën

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ulpianë të Prishtinës.

Policia ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete dhe se janë lënduar tre persona.

Në videon e siguruar nga KOHA, shihet se një taksi është përplasur më pas në një shtyllë në këtë rrugë, ku si pasojë, shtylla ka rënë edhe në shiritin e kundërt rrugor.

Rruga ka mbetur e lirë për qarkullim në një pjesë. Policia është në vendin e ngjarjes.

VIDEO: