Kronikë

Sulmohet seksualisht një grua në Zubin-Potok

Policia e Kosoves

Foto: Ilustrim

 

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Zubin-Potok me dyshimin se ka sulmuar seksualisht një grua.

Viktima e ka raportuar rastin më 12 maj, e pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.