Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua është sulmuar seksualisht në Skenderaj.
Sipas Policisë për këtë rast janë intervistuar dy persona në cilësi të dëshmitarëve.
“Pas raportimit të rastit të lartcekur, lidhur me rastin janë intervistuar dy persona në cilësi të dëshmitarëve si dhe viktima femër kosovare, e cila po ashtu ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.
Për këtë rast nuk është raportuar për të arrestuar.
“Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.