Kronikë

Sulmohet një zyrtar i Ndërmarrjes “Prishtina Parking”

Ndërmarrja Publike Lokale “Prishtina Parking”, ka njoftuar se i është sulmuar një zyrtar nga një qytetar në rrugën “Johan V. Hahn”.

Sulmi, sipas ndërmarrjes, ka ndodhur më 13 tetor, e për këtë rast tha se është njoftuar edhe Policia e Kosovës, derisa KOHA është në pritje të një përgjigje nga Policia mbi rastin.

“Sulmi ka ndodhur më datën 13 Tetor 2023, në rrugën ‘Johan V Hahn’ në Prishtinë. Për këtë sulm janë njoftuar Policia e Kosovës, si dhe u janë ofruar pamjet të cilat në mënyrë tejet të qartë paraqesin sjelljen tejet korrekte dhe profesionale të zyrtarëve tanë ndaj qytetarit në fjalë, e po ashtu paraqesin sulmin brutal dhe të paprovokuar nga qytetari ndaj zyrtarit të N.P.L. ‘Prishtina Parking’”, thuhet në njoftimin e ndërmarrjes.

Sipas “Prishtina Parking”, sulmi ndaj punëtorit ishe i paprovokuar, derisa i ka ftuar institucionet të mos tolerojnë sulme të tilla.