Prokurori i Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Pejë, Ramiz Buzhala, është sulmuar të enjten. Sipas një njoftimit të Këshilli Prokurorial të Kosovës dhe Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, sulmi ndërlidhet me punën e tij zyrtare.
KPK-ja dhe ZKPSH-ja janë shprehur se aktet e tilla ndaj prokurorëve janë të patolerueshme dhe se e mbështetësin punën e Buzhalës, duke e inkurajuar për përmbushjen e misionit të tij ligjor.
Rasti po trajtohet nga organet kompetente dhe sulmuesi është ndaluar për 48 orë.
“Gjithashtu, KPK dhe ZKPSH, me këtë rast, nënvizojnë se, aktet e tilla nuk mund të ndikojnë që prokurori Buzhala të zmbrapset nga ndjekja e kryeseve të veprave penale dhe do të vazhdojë punën e tij, për të cilën e obligojnë Kushtetuta dhe ligjet e Republikës së Kosovës”, thanë në një njoftim.