Avokati Arianit Koci është sulmuar fizikisht nga dy persona të panjohur.
Siç ka konfirmuar Koci për Kohën, rasti ka ndodhur më 28 shtator, derisa ka qenë duke vozitur biçikletën e tij në rrugën Graçanicë-Llapnasellë.
Ai ka thënë se nuk ka marrë lëndime trupore dhe sipas informacioneve që ka, personat që e kanë sulmuar janë nga nacionaliteti serb.
“Nuk kam asnjë lëndim dhe sipas informacioneve që i kam, këta janë nga nacionaliteti serb dhe kanë qenë me motoçikletë pa tabela kur më kanë sulmuar. Policia shumë shpejtë do ta zbardhë rastin”, ka thënë ai.