Kronikë

Sulmi me granatë në ndërtesën e Komunës, Peci: Akt i papranueshëm i dhunës dhe terrorit

Ilir Peci

Kryetari i Zveçanit ka dënuar sulmin me granatë dore në ndërtesën e Komunës që ndodhi mbrëmë

Sulmin më granatë dore në ndërtesën e Komunës së Zveçanit, kryetari i Ilir Peci e ka quajtur akt të dhunës dhe të papranueshëm.

“Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:45, disa individë të paidentifikuar kanë kryer një sulm ndaj objektit të Komunës së Zveçanit me granata dore. Ky akt i dhunshëm ka shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar”,"> ka shkruar Peci në Facebook. 

Ai ka thënë se si kryetar e dënon fuqishëm këtë akt. 

“Si kryetar i Komunës, unë e dënoj fuqishëm këtë akt të papranueshëm të dhunës dhe terrorit ku para dy dite ka ndodhur i njëjti sulm në stacionin policor të Komunës së Zveçanit”, ka shkruar Peci.

Peci për sulmin është deklaruar edhe për media, ku ka thënë se katër veturat e dëmtuara janë të qytetarëve serbë. 

VIDEO: Deklarata e kreut të komunës, Ilir Peci

Ai ka treguar tri nga to kanë pësuar vetëm dëme të vogla, ndërsa njëra ka pësuar dëme më të mëdha. 

Pecia ka thënë se aktet e tilla po bëhen me qëllim të frikësimit të qytetarëve dhe të vetë atij e zyrtarëve komunal. 

“Ky është një tentim për t’i frikësuar qytetarët apo mua si kryetar i komunës, por unë dhe zyrtarët jemi të vendosur që deri në ditën e fundit të mandatit të vazhdojmë me punë”, është shprehur Peci.

Ai ka theksuar se në Zveçan ndodhen të gjitha grupet kriminale serbe të cilat menaxhohen drejtpërdrejtë nga Serbia. 

Për këtë sipas tij në Zveçan ka më shumë incidente.

 

 

Postimi i Pecit pas sulmit:

 

Lexo përditësimet tjera
Granata Zveçan

Sulmohet me granatë dore ndërtesa e Komunës së Zveçanit

Mbrëmë para mesnatës një granatë dore është hedhur në oborrin e Komunës së Zveçanit. Zëvendrejtori i...