Kronikë

Shtiu me armë, Policia ia kontrollon shtëpinë dhe e arreston

arme

Një person është arrestuar për posedim dhe përdorim të armëve në Shtime. 

Njësia e Hetimeve të Policisë me urdhër të Gjykatës Themelore të Ferizajt ka kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit R.R., 28 vjeç, dhe i ka gjetur një pushkë automatike dhe një pistoletë. 

“Kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit R.R i ka paraprirë një hetim disa ditësh nga hetuesit policorë, pasi i dyshuari kishte shtënë me pistoletë në ajër, në një fushë në rajonin Shtimes”, ka njoftuar PK.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. 

Rasti është cilësuar "Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm" dhe "Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve”.