Kronikë

Shtie në aheng, Policia e arreston dhe ia sekuestron armën me municion

policia

Pas të shtënave me armë zjarri në një aheng familjar në Billush të Prizrenit, Policia ka arrestuar një person dhe ka sekuestruar armë dhe municion. 

I dyshuari L.S. kishte në aheng një armë të markës “Beretta APX” , dy karikatorë 21 fishekë kalibër 9X19 dhe 19 fishekë kalibër i panjohur.

Pas kontrollit në veturën e tij është gjetur edhe një çantë me: 124 fishek kalibër i panjohur, 174 fishek te ndryshëm te kalibrit dhe llojit te panjohur dhe 1 karikator i armës se gjatë AK47 i zbrazët.

Gjithashtu janë gjetur edhe 5 gëzhoja ku dyshohet se i dyshuari kishte shtënë me armën e tij, ka njoftuar Policia. 

I dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Policia ka bërë apel për mospërdorim të armëve gjatë ahengjeve.