Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Prishtinë, me dyshimin se ka sulmuar seksualisht një grua.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur të hënën ku viktima është shtetase e huaj, e pas intervistimit të palëve, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
Rasti po trajtohet si “sulm seksual”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar seksualisht viktimën femër shtetase të huaj. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin policor.