Një shtetase e huaj ka raportuar në polici se është dhunuar nga një burrë në Prishtinë, gjithashtu shtetas i huaj.
“Prishtinë 21.08.2024-05:40-06:40. Ankuesja femër shtetase e huaj ka raportuar se i dyshuari mashkull shtetas i huaj kishte kryer veprën e lartcekur ndaj saj”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
I dyshuari thuhet se është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Policia gjithashtu ka njoftuar se për një rast të dhunimit që dyshohet se ka ndodhur më 18 gusht në Fushë-Kosovë është arrestuar një i dyshuar.
“Fushë-Kosovë 18.08.2024-20:30. Lidhur me rastin, më 21.08.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
Ndërkohë në Prishtinë është raportuar edhe për një rast të ngacmimit seksual.
“Prishtinë 21.08.2024-21:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar i panjohur e ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e Policisë. Rasti thuhet se është nën hetime.