Në Aeroportin e Prishtinës, një shtetasi gjerman i është gjetur një thikë në valixhe, njoftoi Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
Në njoftim thuhet se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 09:15, ndërsa me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
“Njësitë policore gjatë kontrollit në valixhen e të dyshuarit mashkull shtetas i Gjermanisë kanë gjetur dhe konfiskuar një armë të ftohtë (thikë). Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Rasti është iniciuar si “armëmbajtje pa leje”.