Kronikë

Shtetasi turk arrestohet në Aeroportin e Prishtinës, tentoi të udhëtonte me dokument të falsifikuar

Një shtetas turk është arrestuar të dielën në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

Sipas njoftimit të Policisë, ai është arrestuar nën dyshimin se ka tentuar të udhëtojë me dokument të falsifikuar.

Arrestimi i tij ka ndodhur rreth orës 19:00, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.