Kronikë

Shtetasi shqiptar kapet me dokumente të falsifikuara në Aeroportin e Prishtinës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se derisa i dyshuari mashkull shtetas shqiptar ka qenë duke kaluar përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës për të shkuar për në një qytet tjetër të jashtëm, gjatë verifikimit të dokumentacionit, i njëjti dyshohet që kishte të falsifikuar letërnjoftimin dhe Pasaportën e një shteti tjetër të huaj.

Dokumentacioni është konfiskuar në cilësi të provave materiale.

I dyshuari është arrestuar me vendim të Prokurorit dhe i njëjti dërgohet në mbajtje. Rasti është nën hetime.