Një shtetas rumun është kapur në aeroportin Rinas të Shqipërisë me 18.500 funte të cilat nuk i kishte deklaruar.
Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se ndaj 32-vjeçarit A.C. shtetas rumun me banim në Angli, është iniciuar rast për “mosdeklarim në kufi të hollave dhe sendeve me vlerë”.
Paratë janë sekuestruar.
"Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të shtuara, të bazuara në analizën e riskut, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, shtetasin rumun A. C. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën 18 500 paund të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, siç e përcakton ligji. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale u referuan në Prokurori, në ngarkim të shtetasit rumun A. C., 32 vjeç, banues në Angli, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë””, thuhet nga Policia e Shqipërisë.