Kronikë

Shtetasi polak sulmon dy zyrtarë policorë në Aeroportin e Prishtinës, arrestohet

Një shtetas polak është arrestuar të shtunën pasi ka shkaktuar probleme me pasagjerë e po ashtu ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.

Sipas raportit të Policisë, njëri nga policët ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, fillimisht u dërgua për tretman mjekësor në Psikiatri në QKUK e më pas është dërguar në mbajtje.

“ANP-së, Adem Jashari 12.08.2023-13:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas polak, pasi që i njëjti ka shkaktuar probleme me pasagjerët ndërkohë i ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë dhe si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas tretmanit mjekësor në QKUK (Psikiatri) është dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.