Kronikë

Shtetasi i Shqipërisë tenton të udhëtojë nga Aeroporti i Prishtinës me vulë refuzuese të Kroacisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, pasi që derisa ishte duke kaluar kontrollin për të shkuar në Stamboll, është vërejtur se në pasaportë kishte një vulë refuzuese nga autoritetet kroate.

Sipas njoftimit të Policisë të premten, pas kësaj, i dyshuari ka tentuar që t’i ofrojë ryshfet në vlerë prej 10 euro zyrtarit policor në mënyrë që ta linte të vazhdonte.

“Derisa i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë kishte qenë duke kaluar kontrollin kufitar për të shkuar për Stamboll është ndaluar pasi që në pasaportën e tij është vërejtur një vulë refuzuese e vendosur nga autoritetet Kroate. I dyshuari i kishte ofruar mito në vlerë 10€ zyrtarit policorë me qëllim që ta lirojë për të vazhduar udhëtimin. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.