Polici e Kosovës ka arrestuar të hënën një shtetas të Shqipërisë, nën dyshimin se gjatë kontrollit të pasaportave në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ka prezantuar pasaportën e një shteti të huaj, në emër të një personi tjetër.
Sipas Policisë, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti ka prezentuar në kontrollin e pasaportave në shkuarje të ANP pasaportën e një shteti të huaj në emër të një personi tjetër, njësitit policor në kontroll të dokumenteve”, thuhet në njoftim.