Një shqiptare me shtetësi gjermane raportoi në Policinë e Kosovës se persona të panjohur i kanë vjedhur gjësende nga bagazhi, njoftoi Policia të hënën.
Vjedhja, sipas saj ka ndodhur në Aeroportin “Adem Jashari” të dielën, derisa prokuroria bëri të ditur se kanë nisur hetimet. Rasti u cilësua si “vjedhje e rëndë”.
“Viktima shqiptare, shtetase e Gjermanisë, ka raportuar se persona të panjohur nga bagazhi i veturës së saj i kanë vjedhur disa gjësende. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e plotë.