Një shpërthim i fuqishëm që dyshohet të jetë granatë dore, ka ndodhur në “Lagjen e boshnjakëve” në veri të Mitrovicës, rreth mesnatës, ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Nuk ka të lënduar si pasojë e shpërthimit.
Dëme ka pësuar një veturë.
Policia ka dalë në vendngjarje dhe është duke zhvilluar hetimet.