Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës ka ndodhur një shpërthim me tritol në lokalin që është në pronësi të reperit Rigels Rajku, i njohur me nofkën Noizy, në Durrës.
Sipas raportimit të mediave në Shqipëri, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit, derisa gjysmë ore më vonë, Noizy ka dëshmuar para Policisë.
Noizy në dëshmi ka thënë se ka probleme vetëm me reperin Cllevio.
Noizy, para lokalit të tij, e kishte goditur me grushte Cllevion të hënën.