Kronikë

Shpërndau në TikTok video ku shihej me armë, 29-vjeçari shoqërohet në Polici

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shoqëruar në stacionin e Policisë në Kaçanik, një 29-vjeçar, i cili ditë më parë kishte shpërndarë një video në TikTok, ku shihej duke e përdorur një armë.

Sipas njoftimit të Policisë ai pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt ndërsa arma i është konfiskuar.

“Policët hetues të stacionit në Kaçanik i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet, ndërsa kanë arritur që me datën 24.08.2023 rreth orës 23:00 të identifikojnë personin e dyshuar F.M (M/K) i moshës 29-vjeçar, i cili është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit është liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore, ndërsa arma (pistoletë) është konfiskuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Rasti është cilësuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve, përdorim i armës‘’.