Kronikë

Shpërndajnë dokumente të testit anti Covid, arrestohen dy të dyshuar në Pejë

Foto: Koha / ilustrim

Një burrë dhe një grua janë arrestuar në Pejë, pas dyshimit që kishin falsifikuar dokumente të testit anti Covid-19.

Të mërkurën dyshohej se të arrestuarit kishin furnizuar qytetarët me teste, dokumente të falsifikuara. Policia rajonale në Pejë, kishte gjetur tre telefona mobil dhe dy shtëpiza kompjuteri në vendin e ngjarjes.

Të dyshuarit janë dërguar në paraburgim prej 48 orësh.