Kronikë

Shoferit serb në Bërnjak i gjenden mbi 11 mijë euro dhe 79 mijë dinarë serbë

Dinarë serbë

Një shtetasi të Serbisë i janë gjetur mbi 11 mijë euro dhe 79 mijë dinarë serbë gjatë ndalimit në pikëkalimin kufitar në Bërnjak.

Policia ka njoftuar se i dyshuari, që po ngiste automjetin me targa serbe, është ndaluar për kontroll të dielën rreth orës 12:55.

“Me datën 27.04.2025 rreth orës 12:55 në pikëkalimin kufitar në Bërnjak në hyrje të Republikës së Kosovës, zyrtarët policorë kufitarë, në bashkëpunim edhe me zyrtarët doganorë, kanë realizuar një kontroll të përbashkët, me ç’rast gjatë kontrollit në një automjet me targa serbe me drejtues shtetas të Serbisë, janë gjetur 11.300 euro në kartëmonedha dhe 79.780 dinarë të Serbisë në kartëmonedha (rreth 678 euro sipas kursit zyrtar) të padeklaruara”, thuhet në njoftim.

Rasti është duke u trajtuar në procedurë të mëtejme për kundërvajtje doganore nga ana e Doganës së Kosovës.