Kronikë

Shkel urdhrin mbrojtës dhe ia merr djalin, arrestohet burri nga Kamenica

arrestim

Foto: Ilustrim

Një burrë nga Kamenica është arrestuar të mërkurën pasi që dyshohet se një ditë më parë ka shkelur urdhrin mbrojtës të Gjykatës ndaj gruas, duke ia marrë djalin.

“Më 15.05.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti kishte shkelur urdhrin mbrojtës të gjykatës ndaj viktimës femër si dhe ia kishte marrë djalin, i cili më pas i është kthyer të njëjtës”, thuhet në raportin 24-oresh të Policisë. 

Lidhur me rastin i dyshuari pas intervistimit thuhet se me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.