Kronikë

Laboratori i drogës në “Bregun e Diellit” në Prishtinë, arrestohen dy persona

Droga kokaina - laborator i Prishtine

Antidroga e Policisë së Kosovës dhe Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, pas një hetimi dhjetëmujor, në bodrumin e një banese në lagjen “Bregu i Diellit”, rruga “Hyzri Talla”, mbrëmë rreth orës 21:50, ka gjetur një laborator i drogës.

Gjatë kontrollit është gjetur një sasi droge e llojeve heroinë dhe kokainë dhe mjete pune për përpunimin e substancave narkotike, si dhe një sasi droge në gjendje të ngurtë prej rreth 7 kilogramë.

Prokurori në Departamentin e krimeve të rënda pranë Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Bashkim Zeqaj ka thënë se ky aksion ka rrjedhur si rezultat i një hetimi të cilin e kanë pasur në vazhdimësi nga ana e prokurorisë dhe policisë dhe si rezultat janë arrestuar dy persona.

“Jemi në një objekt banimi ku dyshohet për një laborator i cili ka shërbyer për përpunimin e narkotikëve, jemi në grumbullimin e provave...Jemi duke i mbledhur të gjitha provat nga vendi i ngjarjes. Dy persona për momentin i kemi të ndaluar për veprat penale që i përkasin narkotikëve dhe jemi duke zhvilluar hetime të mëtutjeshme në rrjedhën e kësaj ngjarjeje që tani për tani shihen disa kavanoz dhe disa elemente tjera të mbushura me disa preparate por për llojin e narkotikëve do të bëhet ekspertizë nga Agjencia për Forenzikë”, ka thënë ai.

Ai shtoi se do ta vazhdojnë hetimin e rastit për personat e mundshëm që ndërlidhen me këtë rast.

“Shihet se këto preparate janë shumë të rrezikshme dhe ky lloj laboratori është në një vend të banuar, kemi këtu fakultetin, çerdhen dhe kemi gjetur edhe mjete përcjellëse, të cilat kanë shërbyer për përpunimin e narkotikëve”, ka thënë Zeqaj.

Ndërsa, drejtori i Antidrogës, Reshat Murseli ka thënë për KosovaPress, se dy të dyshuarit janë arrestuar në vendin e ngjarjes dhe se është sekuestruar edhe makina për transportimin e drogës, si dhe mjete të tjera.
“Mbrëmë, njësitet tona kanë arrestuar dy të dyshuar në vend të ngjarjes përderisa ata kanë qenë në përpjekje e sipër për të larguar disa nga mjetet, të cilat përdoren për kryerjen e kësaj vepre penale. Këtu është identifikuar një laborator klandestin për krimin e substancave narkotike, që dyshohet të jenë të llojeve të ndryshme por në veçanti heroinë dhe kokainë...3:36 Për momentin një pjesë e kësaj substance është në gjendje të lëngët është vështirë të përcaktohet sasia, por në formë të ngurtë është një sasi 5 deri në 7 kg përafërsisht. 4:00 Është sekuestruar edhe një makinë, e cila është përdorur si mjet i kryerjes së veprës penale, nuk ka për momentin diçka, janë vetëm mjetet që e mundësojnë një laborator të nivelit të tillë, mjete plastike, acide të ndryshme, mjete që përdoren për të tharë likuidin”, ka theksuar Murseli.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Laboratori i sotëm është i 19-ti i shkatërruar në tri vitet e fundit, 40 grupe kriminale që janë marrë me këtë veprimtari janë shkatërruar e janë sekuestruar mbi 2.500 kilogramë sasi të llojeve të ndryshme të drogave. Kjo betejë do të vazhdojë dhe askush nuk do të jetë i paprekshëm e i fuqishëm para ligjit. Ky fenomen që rrezikon jetën e fëmijëve e rinisë sonë dhe që shkatërron harmoninë në familjet e vendit tonë, do të goditet në vazhdimësi dhe pa mëshirë nga ana jonë. Të gjithë kriminelëve, të të gjitha ngjyrave, iu them që nuk ka hapësirë për veprimtarinë e tyre kriminale në Kosovë. Prapa hekurave është vendi për ta”, ka shkruar ai në Facebook.
Dyshohet që ky “Laborator” për përpunimin e substancave narkotike të llojit heroinë dhe kokainë është përdorur nga të dyshuarit për një periudhë të kohore, ku pas përpunimit të substancave të njëjtat i paketojnë në doza të vogla për shitje në rajone të ndryshme të vendit./KSP
 


Shkatërrohet një laborator i kokainës e heroinës në Prishtinë

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se është shkatërruar një laborator i kokainës në Prishtinë. 

Sveçla ka thënë se laboratori i zbuluar sot është i 19-i i shkatërruar në tri vjetët e fundit. 

Ai ka thënë se janë sekuestruar mbi 2500 kilogramë drogë gjatë këtyre shkatërrimeve. 

“Goditet edhe një laborator i drogës i llojit kokainë në Prishtinë. Këtij fenomeni i kemi shpallur luftë që nga marrja e mandatit dhe kemi qenë të pakompromis në këtë drejtim. Laboratori i sotëm është i 19-ti i shkatërruar në tri vitet e fundit, 40 grupe kriminale që janë marrur me këtë veprimtari janë shkatërruar e janë sekuestruar mbi 2.500 kilogramë sasi të llojeve të ndryshme të drogave.  Kjo betejë do të vazhdojë dhe askush nuk do të jetë i paprekshëm e i fuqishëm para ligjit. Ky fenomen që rrezikon jetën e fëmijëve e rinisë sonë dhe që shkatërron harmoninë në familjet e vendit tonë, do të goditet në vazhdimësi dhe pa mëshirë nga ana jonë. Të gjithë kriminelëve, të të gjitha ngjyrave, iu them që nuk ka hapësirë për veprimtarinë e tyre kriminale në Kosovë. Prapa hekurave është vendi për ta”, ka shkruar Sveçla në Facebook. 


Policia njofton për shkatërrimin e laboratorit të drogës në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar për shkatërrimin e laboratorit të drogës në Prishtinë. Policia ka thënë se pas një punimi hetimor dhjetëmuajsh të shtunën mbrëma në rrugën “Hyzri Talla” në Prishtinë në bodrumin e një banese është zbuluar larboratori i drogës. 

“Dyshohet që ky “Laborator” për përpunimin e substancave narkotike të llojit Heroinë dhe Kokainë është përdorur nga të dyshuarit për një periudhë të kohore, ku pas përpunimit të substancave të njëjtat i paketojnë në doza të vogla për shitje në rajone të ndryshme të vendit. Policia e Kosovës me njësitet e saj të antidrogës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e përdorimit, kultivimit apo shitjes së substancave narkotike, përderisa masa të ashpra ligjore do të ndërmerren ndaj të gjithë atyre personave të përfshirë në vepra të tilla kriminale që në një mënyrë apo tjetër rrezikojnë shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve tanë. Kërkojmë nga të gjithë qytetarët që në të mirën e përgjithshme për çfarëdo informate të rëndësishme që posedojnë në funksion të luftimit të dukurive negative të ndihmojnë Policinë e Kosovës dhe ofrojnë bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e Policisë. 
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, në Facebook ka njoftuar për shkatërrimin e laboratorit. Ai ka thënë se janë shkatërruar 19 laboratore droge në tre vjetët e fundit.