Në kuadër të një operacioni policor të koduar “Lojë e Dyfishtë”, u shkatërrua një bandë kriminale e trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe hashashit.
Sipas mediave të huaja, në kuadër të operacionit janë sekuestruar 700 kg hashash e kokainë me vlerë prej 35 milionë eurove.
Ndërkohë janë ekzekutuar urdhërarrestimet ndaj tre shtetasve shqiptarë të cilat janë ekstraduar nga Shqipëria, Belgjika e Spanja e të një shtetasi italian me banim në provincën e Maceratës.
Tre shqiptarët janë vënë nën masën e arrestimit nga drejtësia italiane menjëherë pasi kanë mbërritur në aeroportin Fiumicino Romë e Linate të Milanos./Euronews