Kronikë

Sekuestrohet Lamborghini në Prizren, po e voziste një 11-vjeçar

Sekuestrohet Lamborghini në Prizren, po e voziste një 11-vjeçar

Foto: Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar një Lamborghini në Prizren dhe se pronarit të tij i është shqiptuar një gjobë. 

Sipas Policisë veturën ka qenë duke e vozitur një i mitur. 

“Me datë 21.11.2024 rreth orës 16:05, gjatë patrullimit patrullat policor në fshatin Zhur kanë has në një automjet pa targa. Ngasësi i automjetit ishte një i mitur 11-vjeçar, ndërsa më atë si pasagjerë ishte  prindi i tij, babai”, thuhet në njoftim. 

Automjetin të cilin drejtonte i mituri thuhet se ishte i modelit Lamborghini pa tabela të regjistrimit dhe se poseduesi i mjetit nuk ka arritur të prezantoj fizikisht asnjë dokument mbi pronësinë e  mjetit.

“Nga policët në detyrë prindit të ngasësit I është  shqiptuar një gjobë -vendim për kundërvajtje  dhe automjeti është konfiskuar , I njëjti është dërguar në stacionin Policor të  Prizrenit”, thuhet në njoftim.

Foto: Policia e Kosovës