Kronikë

Rrihet një burrë në Mitrovicë të Veriut

Rrahje

Foto: Ilustrim

Një burrë në Mitrovicë të Veriut ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga burra të tjerë. 

Rasti sipas raportit të Policisë ka ndodhur në rrugën “Knjaz Millosh”. 

“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë”, thuhet në raportin e Policisë. 

Viktima thuhet se ka pranuar tretman mjekësor, ndërkohë që nuk raportohet për të arrestuar.