Një person është arrestuar të premten pasi është rrahur me fqinjët e më pas ka sulmuar edhe policin në Fushë Kosovë.
Nga rasti nuk ka pasur të lënduar.
I dyshuari u lirua në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti, dyshohet se ishte i përfshirë në një rrahje me disa nga fqinjët e tij dhe po ashtu ka sulmuar edhe zyrtarin policor i cili ishte në kryerje të detyrës. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin ditor të PK-së.