Kronikë

Rrihen pas mosmarrëveshjes në trafik, arrestohen gjashtë persona

arrestim

FOTO: Ilustrim

Gjashtë persona janë arrestuar pasi janë përleshur mes vete të mërkurën pasdite në Ferizaj.

Deri te përleshja kanë arritur pas mosmarrëveshjes në trafik që kanë pasur.

Katër janë dërguar në mbajtje, e dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje në trafik, gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë  janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë, dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Të njëjtit janë arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, katër të dyshuar dërgohen në mbajtje, ndërsa dy lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.