Një person ka raportuar në Polici një rrahje ku thuhet se kanë qenë të përfshitë tre nxënës.
Rrahja ka ndodhur në fshatin Shkabaj në Obiliq, të premten e javës së kaluar.
“Më 31.10.2023 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar një rrahje ku janë përfshirë tre nxënës. Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të prindërve dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në raportin e Policisë