Kronikë

Rrihen mes vete me vegla pune e thika, arrestohen katër persona

Rrahje

Foto-Ilustrim

Një vrasje në tentativë ka ndodhur të mërkurën në fshatin Drobesh të Vitisë.

Katër persona janë arrestuar pasi mes vete janë rrahur duke përdorur edhe vegla pune dhe thikë.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete duke përdorur mjete të forta (vegla pune dhe thikë). Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.