Kronikë

Rrihen mes vete dy familje në Malishevë

Rrahje

Foto-Ilustrim

Dy familje janë rrahur me vete në Malishevë. 

Njëmbëdhjetë persona janë arrestuar, prej tyre një grua. 

Shtatë prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje. 

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dy familje. Lidhur me rastin janë arrestuar dhjetë (10) meshkuj kosovarë dhe një femër kosovare. Në vend të ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një revole e llojit Sar me 14 fishekë. Me vendim të prokurorit shtatë (7) të dyshuar dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.