Të paktën dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një përleshjeje fizike të ndodhur midis disa individëve të dielën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka njoftuar se të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor.
Lidhur me këtë rast, shtatë persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë qenë të përfshirë në rrahje.
“Sot kemi pranuar informatën për një rrahje në ANP, ku kanë qenë të përfshirë disa persona, prej të cilëve dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtëve u është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor. Lidhur me këtë rast nga njësitet policore të Lipjanit në stacion janë shoqëruar shtatë persona që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në rrahje”, ka thënë ajo.