Policia e Kosovës ka njoftuar se në mbrëmjen e të shtunës ka ardhur deri te një rrahje masive mes dhjetë personave në Mamushë të Prizrenit.
Gjatë rrahjes është raportuar se janë përdorur mjete të forta dhe armë zjarri, ndërsa një i dyshuar ka marrë plagë në këmbë nga arma.
Policia ka njoftuar se janë arrestuar gjashtë persona.
“Mamushë, Prizren, 06.05.2023 – 20:00. Ka ndodhë një rrahje në mes të dhjetë personave meshkuj. Gjatë rrahjes janë përdorë mjete të forta si dhe armë zjarri, si pasojë një i dyshuar mashkull ka pësuar lëndime nga arma në këmbë. Janë arrestuar gjashtë të dyshuar të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje përveç të dyshuarit i cili është në tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.