Kronikë

Raportohet për shpërthimin e një bombe në veri

Lagjja e Boshnjakeve

Një shok-bombë dyshohet se është hedhur në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës.

Raportohet se në vendin e ngjarjes është Policia dhe një njësi e karabinierëve.

Në pamjet që posedon Koha, shihen edhe banorë të cilët janë mbledhur në rrugë.

Rrruga është bllokuar nga Policia e Kosovës.

Bomba besohet të jetë hedhur nga një veturë në lëvizje afër ndërtesës së Prokurorisë Themelore.

Koha është duke pritur përgjigje nga Policia lidhur me rastin.